Lëndohet Zinchenko, pritet të mungojë dy javë

Mbrojtësi i Arsenalit, Oleksandr Zinchenko, ka pësuar një lëndim dhe pritet të jetë jashtë fushave të blerta për dy javë.
Të paktën kështu raportojnë mediet britanike, e me theks të veçantë gazetari i afërt me klubin londinez, Charles Watts.

Sipas tij, lojtari u dëmtua në stërvitje dhe do ta humbasë ndeshjen e fundjavës me Brendfordin e po ashtu nuk do të grumbullohet as në ndeshjet e kombëtares.

Raportimet e fundit thonë se bëhet fjalë për një lëndim muskular, mirëpo ende nuk ka asgjë zyrtare.