Kepa: Kisha mundësi ta lija Chelsean, por ata më ofruan besim

Kepa Arizabalaga e pranon se kishte mundësi që të largohej nga Chelsea në afatin kalimtar veror.
Portieri nuk ishte i kënaqur viteve të fundit me trajtimin që merrte nga klubi londinez, duke e humbur edhe vendin e titullarit.

Gjithsesi, hatermbetjet duket se kanë kaluar dhe spanjolli është i lumtur në “Stamford Bridge”.

Të paktën kështu lë të kuptohet deklarata e tij e fundit për El Largueron.

“Kisha mundësi ta lija Chelsean në këtë verë, por klubi më dha gjithnjë besim. Ne e analizuam mirë këtë lëvizje dhe jam i lumtur që qëndroj në një klub kaq të madh”, përfundoi ai.

I interesuar për shërbimet e Kepas ishte Napoli.