E konfirmon edhe Porto – Fabio Viera tashmë lojtar i Arsenalit

Porto, përmes një komunikate ka njoftuar se Fabio Viera nuk është më pjesë e skuadrës.

Klubi portugez njofton se marrëveshja me Arsenalin është arritur për një shumë transferimi prej 40 milionë eurosh.

Pesë milionë të tjera llogariten si bonuse dhe varen kryesisht nga objektivat e klubit londinez gjatë sezonit të ardhshëm, transmeton lajmi.net.

Futbollisti pritet që sot t’i kryejë testet mjekësore dhe më vonë të prezantohet si lojtar i “The Gunners”.

Ky do të jetë transferimi i dytë për Arsenalin, pas Marquinhos që u mor nnga Sao Paolo.