Atletico Madridi interesohet për Emerson Royal të Tottenhamit

Atletico Madridi ka shprehur interesim për mbrojtësin anësor të Tottenham Hotspur, Emerson Royal.

Sipas asaj që thotë Sky Sports, “Los Colchoneros” janë këmbëngulës për të nënshkruar me lojtarin.

Lojtari bëri 31 paraqitje këtë sezon me Spurs, ku shënoi një gol dhe një asist.

Vlera e tij në treg aktualisht është 25 milionë euro.

Lojtari ka kontratë me londinezët deri në vitin 2026, por kjo nuk do të nxjerrë telashe për ish-kampionët e Spanjës që do të synojnë nënshkrimin me të sa më shpejt që është e mundur.