E kanosi me sëpatë, arrestohet një person në Obiliq

Një i dyshuar është arrestuar pasi e ka kanosur me sëpatë një person në fshatin Dardhishtë të Obiliqit, derisa ai ishte në rrugë me veturë, të shtunën.

Në raportin e policisë thuhet se i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe se rasti është duke vazhduar të hetohet, transmeton Klankosova.tv.