Mes emocioneve, Bruno dhe Florjana largohen nga ‘Për’puthen’

Surpriza, debate dhe emocione pa fund kishte ‘Për’puthen Prime’ këtë të shtunë.

Dy konkurrentët, Bruno dhe Florjana vendosën që t’i japin fund rrugëtimit të tyre në ‘Për’puthen’, shkruan lajmi.net.

Ata u larguan si çift, pasi prej disa javësh ishin deklaruar për njëri-tjetrin dhe tashmë kanë vendosur ta vijojnë lidhjen e tyre larg kamerave.

Para së të largoheshin, ishte Bruno ai që i bëri një surprizë të bukur Florjanës, e cila la pa fjalë të gjithë. Ai e çoi në një ambient romantik të zbukuruar me drita dhe lule. Aty u shfaq një video që përmblidhte gjithë ecurinë e tyre në ‘Për’puthen’; njohjen, takimet, debatet nga fillimi dhe deri tani.

Çifti po ashtu shkëmbyen edhe puthjen e parë në buzë, e cila u ishte kërkuar disa herë me ngulm nga konkurrentët e tjerë. /Lajmi.net/