“E dua burrin shqiptar”, Alba tregon preferencat e saj

Alba Vukaj është një nga banoret e Big Brother Vip Kosova e cila u bë cak e pothuajse të gjithë djemve të shtëpisë.
Lumbardhi, Azemi e Blerando e shprehën pëlqimin ndaj saj ndonëse nuk morën të njejtën përgjigjje nga Alba.

Ardi dhe Mirdoni janë dy nga banorët më të ri të shtëpisë, të cilët i dhanë energji kësaj shtëpie, shkruan lajmi.net.

Ardi me shaka ia propozoi Mirdonin Albës por ajo përsëri reagoi vetëm me të qeshura.

“E dua burrin shqiptar”, tha Alba duke mos treguar asgjë më shumë rreth asaj se çka i pëlqen tek një djal.

Ardi dhe Mirdoni si duket kanë hyrë me qëllime të qarta, njëri Shqipen e tjetri Albën.