E dhimbshme, arrestohen pesë femra nga Kosova në një lokal në Tetovë, mes tyre dy vajza 18 vjeçare

Më datë 05.02.2020 në ora 19.30 gjatë aksionit policor në një lokal në Tetovë te udhëkryqi nga rruga “Ilindenska” dhe rruga rajonale për fshatin Bërvenicë, policia e Tetovës ka arrestuar pesë shtetase kosovare me iniciale К.V.(23), N.А.(19), Ј.S.(20), А.I.(19) dhe F.K.(25), dhe S.V. (18) nga Shqipëria. Sipas MPB-së, pas hyrjes në Maqedoni ato nuk e kanë paraqitur në afat ligjor qëndrimin turistik, transmeton Gazeta Lajm. Gjatë aksionit poashtu është arrrestuar edhe 34 vjeçarja me iniciale L.U. nga Kërçova për shkak se është sjellur në mënyrë agresive dhe ka ofenduar policët gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të ngritet parashtresë adekuate.