Brenda shtëpisë 60 metra katrorë me qira të Albin Kurtit (FOTO)

Albin Kurti është kryeministri i ri i Kosovës, ndërsa ai është përmendur shpesh për pasurinë e tij modeste.

Edhe pse Kurti, është prej kohësh aktiv në jetën politike në Kosovë, pasuria e tij nuk është e madhe, ndërsa ai jeton në një shtëpi 60 metra katrorë me qira në Prishtinë.

Kurti jeton së bashku me bashkëshorten e tij norvegjeze, dhe vajzën e vogël. Kryeministri i Kosovës, pak kohë më parë hapi dyert për gazetën InFokus, ndërsa tregoi apartamentin e tij.

Kurti ka treguar se ka një dhomë dite, një dhomë të leximit në formë të bibliotekës, një kuzhinë dhe një banjë.