Blerim Reka mori detyrën e ministrit

Ministri i ri i Integrimit Evropian, Blerim Reka, ka pranuar zyrtarisht detyrën nga ministrja e deritanishme, Dhurata Hoxha.

Pas marrjes së detyrës ai tha se procesi integrues është i gjatë dhe i mundimshëm.

“Unë mendoj se ky proces është një maratonë e cila nuk përfundon nga paraardhësi im dhe as nuk do të përfundojë me mua, por do të jetë i gjatë dhe i mundimshëm”.

“Asnjë anëtarësim nuk ka ndodhur brenda një mandati të një qeverie, por është përcjellur gradualisht prej një qeverie në tjetrën”.

“Unë besoj se Kosova do ta përcjellë kapacitetin institucional, ashtu siç e ka dëshmuar deri më tani vullnetin politik për integrime strategjike dhe me një gjeneratë të re të kuadrove pro euroatlantike, besoj se do të vjen një përfundim i mirë”, ka thënë Reka, shkruan eo.