Dybala alternativa e Real Madridit – nëse largohet Asensio

Paulo Dybala po shihet si zëvendësues i Marco Asensios te Real Madridi.

E ardhmja e Asensio duket të jetë larg ‘Santiago Bernabeu’.

Spanjolli kërkon më shumë minuta si dhe pagë më të lartë në rast se klubi dëshiron të nënshkruajë një marrëveshje për rinovim.

Këto dy kushte të anësorit, klubi madrilen nuk janë të gatshëm t`ia pranojnë, andaj një largim i tij këtë verë pritet të ndodhë.

Sipas ‘Tuttosport’ Dybala po shihet si alternativa e ‘Mbretërve’ pas largimit të Asensios.

Argjentinasi këtë sezon i dha fund periudhës së tij te Juventusi dhe tashmë është një lojtar i lirë.

Së fundmi ai është i lidhur më një transferim te Interi, por interesimi i Real Madridit mund të ndikojë që lojtari të ndryshojë mendje.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e 28 vjeçarit.