Calhanoglu për Ibrahimoviq: I pëlqen të ketë vëmendje, nuk bëri asgjë këtë sezon

Hakan Callhanoglu e ka thumbuar ish-shokun e tij të skuadrës, Zlatan Ibrahimovic.

Turku, ndër të tjera, tha se sulmuesit i pëlqen të ketë vëmendje, mirëpo ai nuk bëri ndonjë gjë të madhe në këtë sezon.

“Atij i pëlqen të ketë vëmendje. Ai nuk bëri asgjë në këtë sezon, por ai ka gjithçka që ta tërheqë vëmendjen e fansave. Kjo është mënyra se si ai jeton. Nëse unë do të isha 40-vjeçar nuk do t’i bëja këto gjëra”, tha ndër të tjera ai.

Mesfushori ende mban pezm me disa prej lojtarëve të “Rossonerëve” pas largimit të tij për në Inter në verën e kaluar.