Lemar i hapur për të rinovuar me Atleticon

Thomas Lemar është shprehur i hapur për të rinovuar me Atletico Madridin.

Lemar është lojtar i ‘Rojiblancos’ deri në sezonin tjetër, por është i hapur të vazhdojë edhe më tej me ekipin e tij.

Oferta e parë që i ishte ofruar në janar, francezi e kishte refuzuar, megjithatë ai nuk e mendon largimin nga ‘Wanda Metropolitano’.

Sipas ‘AS’ Lemar është i hapur të vazhdojë edhe më gjatë me ekipin e Diego Simeones.

26 vjeçari ishte një lojtar kyç sezonin që lamë pas, ai kishte 34 paraqitje për Atleticon ku shënoi katër gola dhe dhuroi gjashtë asistime.