Dafina Zeqiri përtej muzikës ajo komentohet shumë edhe për jetën e saj private.
Dafina prej dy vitesh është duke shijuar lidhjen e saj me Dj Geek, shkruan lajmi.net.
E ata nuk hezitojnë aspak të postojnë momente romantike nga romanca e tyre.
Tani janë duke kaluar disa ditë pushimi në bregdet, por duket që ky pushim ishte më i veçantë për këngëtaren.
Në “Instastory” ka publikuar një foto ku ka vënë në fokus një unazë me diamant.
Me këtë postim shtoi dyshime se ndoshta Geek i ka propozuar këngëtares, por si qëndron e vërteta duhet të presim deri në konfirmimin e tyre./Lajmi.net/