Dalin detaje të reja: Pablo Mari u ther në shpinë, por s’pati lëndime të rënda

Pablo Mari ka qenë njëri nga viktimat e sulmit me thikë, që u ndërmor nga një person në qytetin e Milanos në Itali.
Mbrojtësi, fatmirësisht, shpëtoi pa rrezik për jetën, ndërsa një person tjetër i therur vdiq, transmeton lajmi.net.

Sipas asaj që bën të ditur Charles Watts, gazetar i Goal.com, braziliani u ther në shpinë, teksa po e lëviste me karrocë pazari djalin e tij në një qendër tregtare.

Thika nuk arriti të depërtonte tek organet vitale, anipse plaga ishte jo pak e hapur.

Në bazë të gjendjes së tanishme, Mari me shumë gjasë pritet të dalë nga spitali në fund të kësaj jave.