Dortmundi gjen zëvendësues për Hallerin

Borussia Dortmund ka gjetur zëvendësues për Sebastian Haller.

Sulmuesi i Dortmundit, Haller, është diagnostikuar me tumor malinj dhe do të jetë jashtë fushës për një kohë të pacaktuar derisa t’i nënshtrohet trajtimit.

Kështu, ekipi gjerman, i cili tashmë kishte gjetur tek ai zëvendësuesin perfekt për Haaland, i është dashur të lëvizë në treg dhe tashmë ka siguruar një zëvendësues tjetër për Haller.

Siç raporton ‘Sport 1’, bëhet fjalë për sulmuesin e Kolnit, Anthony Modeste.

Sipas tyre thuhet se Dortmundi tashmë ka bërë ofertën e parë dhe së shpejti pritet një marrëveshje.

Futbollisti do të nënshkruante një kontratë njëvjeçare.