Dafina Zeqiri “thumbon” estradën: Unë shoh një pandemi “tallava” që po ndodh në industrinë tonë muzikore

Dafina Zeqiri është tejet aktive në rrjetin social ‘Twitter’.

Ajo shumë shpesh ndanë me ndjekësit shqetësimet e ndryshme.

E së fundi, ajo ka shkruar një shqetësim për të cilën ajo mendon se ka marrë kahje industria muzikore në Kosovë.

“Unë shoh një pandemi ‘tallava’ që po ndodh në industrinë tonë muzikore… kaq e ngërçuar”, shkroi këngëtarja në ‘Twitter’.

Kjo deklaratë e saj mori reagime të shumta nga ndjekësit e saj.

Këngëtarja më pas sqaroi se ajo e kishte fjalën për interpretime ‘live’.

“Ps. Po flisja për performancat live (i këndoj vetëm këngët e mia dhe të miat)”, vazhdoi tutje Dafina.

Duke mos përmendur emra, këngëtarja në një formë ka “thumbuar” artistët e estradës shqiptare.

Ndryshe, ajo është duke shijuar suksesin e projektit të saj të fundit “Dhimbje dhimbje”.