Sevilla arrin marrëveshje për transferimin e Iscos

Mesfushori spanjoll, Isco së shpejti do të zyrtarizohet si lojtari më i ri i Sevillas.

Është vet ekpi andaluzian që ka konfirmuar se kanë arritur marrëveshjen me Iscon.

Lojtari do të kalojë në ‘Sanchez Pizjuan’ si një lojtar i lirë, pasi këtë verë i përfundoi kontrata me Real Madridin.

Spanjolli pritet të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me Sevillan.

Ishte trajneri i ekipi spanjoll, Julen Lopetegu që e kërkoi me ngulm transferimin e mesfushorit.