Dorëzohen shtatë nisma të reja në Gjykatën Kushtetuese

Në periudhën prej 18.04 deri më 09.05.2022 në Gjykatën Kushtetuese janë dorëzuar shtatë nisma dhe sipas tyre janë formuar lëndë që janë dorëzuar për tu punuar te këshilltarët e Gjykatës dhe gjykatësve, informojnë nga Gjykata Kushtetuese.

Nga nismat e dorëzuara kontestohen nenet nga Ligji për nëpunës shtetëror, Ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për marrëdhënie të punës, Rregullorja për sistematizim, në fakt për dispozitat nga Ligji për planifikim urbanistik, Ligji për këshillin gjyqësor të RMV-së dhe për nene të caktuara nga Ligji për sigurim pensional dhe invalidor.