Donaldi reagon për herë të parë pas aludimeve për rikthim me Beatrixën

Çifti Donald Veshaj dhe këngëtarja Beatrix Ramosaj janë ndër më të komentuarit në mediat rozë për shkak të historisë së tyre të dashurisë e cila nisi në “Big Brother Vip Albania”.

Lidhja e tyre bëri bujë të madhe mediatike për shkak të historisë që Donaldi e la pezull me Borën, shkruan lajmi.net.

Por, pas shumë ngjarjeve brenda shtëpisë, romanca e tyre përfundoi menjëherë pas përfundimit të këtij formati televiziv.

Në mbrëmjen e Top Channelit ku bëri bashkë gjithë banorët, ishin prezent edhe Trixa me Donaldin, por që dyshja qëndruan larg njëri-tjetrit, duke mos pasur fare komunikim mes vete.

Ndërkaq, ndarja u finalizua dhe me heqjen e ‘follow’-s nga të dy ata në rrjetin social “Instagram”.

Por, së fundmi u aludua për një ribashkim të dyshes, pasi të njëjtit kishin postuar në “Instastory” një foto ku shfaqeshin me syze pothuajse të njëjta.

Teksa të gjithë aluduan se kjo gjë ishte një shenjë për një bashkim midis tyre apo një mënyrë për të tërhequr vëmendjen e njëri-tjetrit, Donaldi i ka dhënë fund çdo dyshimi.

Aktori ka postuar një tjetër foto të syzeve, por kësaj radhe ka etiketuar banoren tjëtr të “BBV”, Sarah Berishën, miken e tij gjatë rrugëtimit në “Big Brother VIP Albania”.

“@sarah.berisha si të duken këto? Të kujtojnë gjë”, ka shkruar Donaldi mbi foton.

Si duket, në këtë mënyrë Donaldi ka dashur të sqarojë një herë e mirë të gjithë ata që mendonin se syzet e njëjta nënkuptonin një rikthim të dyshes./Lajmi.net/