Numri i të vdekurve nga sulmi ajror në bazën ushtarake në Lviv arrin në 35

Numri i personave të vrarë në sulmin ajror në bazën ushtarake në Lviv është rritur në 35, tha guvernatori rajonal Maksym Kozytskyy.

Ndërkaq tha se 134 të tjerë u plagosën.

Qendra ushtarake e Yavorivit u godit nga 30 raketa ruse, thonë zyrtarët ukrainas, herët në mëngjes.

Ky është sulmi ajror më perëndimor i konfliktit deri më tani, afër kufirit të Ukrainës me Poloninë, një anëtare e NATO-s.

Baza u përdor gjithashtu nga aleatët e NATO-s për trajnimin e ushtrisë ukrainase.