Don Xhoni dhe Era Istrefi “çmendin” fansat në koncert, shfaqen shumë të afërt

“Hala” titullohet bashkëpunimi mes Don Xhonit dhe Era Istrefi, i publikuar dy javë më parë.
Para se të publikonin këtë duet, ata u komentuan në media lidhur me disa foto ku shiheshin duke u përqafuar në një rrugë, shkruan lajmi.net.

Së fundmi Era Istrefi dhe Don Xhoni janë rikthyer përsëri në qendër të vëmendjes.

Ata ishin së bashku në një koncert dhe teksa po performonin këngën e tyre në skenë, në një moment Don Xhoni i afrohet këngëtares në dukje për t’i dhënë një puthje në faqe.

Kjo video u bë virale për faktin se dyshja u shfaqë shumë të afërt me njëri-tjetrin.