Taka si këto të Rita Orës vështirë që keni parë ndonjëherë

Rita Ora dukej mrekullueshëm e veshur me një fustan të zi të shkurtër i cili kishte një detaj të bikineve në pjesën e përparme.

Por, tërë vëmendjen e morën takat e saj fort unike e me një lartësi jo të zakonshme.

Kësaj radhe ylli i muzikës pop zgjodhi të shtonte disa centimetra gjatësi me një palë taka të zeza me thembër të trashë.

Këngëtarja 31 vjeçare, e cila së fundmi u martua me yllin e Hollivudit, Taika Waititi, u shfaq me stil natyral të flokëve të saj kaçurrela teksa largohej nga një studio muzikore në Londër./Lajmi.net/