Barca humb, Xavi me avazin e njëjtë: S’mund të them se merituam humbjen

Xavi Hernandez ka dhënë komentet pas ndeshjes ndaj Real Madrid.

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez pa skuadrën e tij të mposhtej 3:1 në ndeshjen që cilësohet si derbi më i madh në botën e futbollit.

Megjithatë, përkundër shumë gabimeve dhe një mentaliteti jo të duhur, Xavi përsëri beson se humbja s’ishte e merituar.

“S’mund të them se merituam të humbim sot, ka thënë Xavi, transmeton lajmi.net.

Barcelona me këtë humbje mbetet në 22 pikë, në pozitën e dytë, me tri pikë më pak sesa Real Madridi.