Amalgama e BDI-së me partitë maqedone; me VMRO-në e Gruevskit dhe tani me LSDM-në është krimi dhe korrupsioni!

Shkruan: Adnan Azizi

Nga proverbat e shumta popullore që kemi ndëgjuar nga të parët tanë, zbërthehet logjika dhe mendësia e kriminelëve dhe hajnave, hajduti per të jetar i qetë si njeri normal jo i anatemuar dhe përbuzur bile edhe i respektuar ne shoqeri e gjithë kjo varej nga aftësia e maskimit për ta mbuluar hajnin e bërë!

Ata (BDI) kishin përvetësuar me kujdes porosinë e “Urtë të Hajnisë ” që kur kryehajduti i trajnonte hajdutët e vegjël duke ju bërë pyetje : A dini me vjedhë?

Ata u përgjigjën PO!

A dini me e fsheh ?

Ata thanë JO, ai ua ktheu:

Atëherë nuk dini të vjidhni!

“Derisa nuk mësoheni si ta fshehni vjedhjen, ju nuk llogariteni hajdut të vërtetë”

BDI-ja me ortakët e saj maqedonas gjatë këtyre 20 viteve praktikoi pikërisht rregullën e artë të vjedhjes dhe mënyrën perfide të fshehjes së korrupsionit duke mbajtur te paprekshëm figurën e Ali Ahmetit nga të qenurit hajn!

• “Demaskimi virgjëreshës Mari” ndodhi në momentin që plasën bombat e Zaevit ku Ali Ahmeti flet me sekserin e vet në Shkup duke shitur pronat private me zhargonin e tij “Me 1 mijë € po mund të ja hedhish hedhja” është pazar i mirë …

• Pas publikimit të skemës së marimangës të kompanive që lidhen me familjarët e Ali Ahmetit, djalit, nipave dhënduarëve dhe shokëve te id€alit, lideri i kësaj partie pas 20 viteve u demaskua si njeri që ka krijuar pasuri milionëshe ne emer te idealeve te luftes.

BDI humbi armën dhe alibinë e fundit që e përdorte duke thënë se të tjerët vjedhin në BDI por Ali Ahmeti nuk vjedh andaj ne jemi në BDI për shkak të Ali Ahmetit, në fakt kësaj radhe nga zbulimi i aferave të fundit në krye të kësaj hajnie u vërtetua se qëndron Ali Ahmeti dhe oiligarkët e tjerë të BDI-së rreth tij!

Ky deshifrim i Aliut prishi mitin që e ka mbajtur në këmbë BDI-në se aty në BDI gjithë vjedhin, ama Ali Ahmeti nuk vjedh.

Tani që u zbulua SoraVia, €uroVia doli në shesh e vërteta se e vetmja gjë që u ka interesuar BDI-së në pushtet është hajnia dhe pasurimi i familjarëve të vet, pasi u doli kopili për mejdani ata janë në panik të humbjes së pushtetit, andaj inicuan në mënyrë eksprese e marramendëse me procedura të shpejtuara, ndryshimin e Kodit Penal për zvogëlimin e dënimeve dhe amnestimin e krimit, e papare gher tani ne asnje vend ku kriminelet e pushteti do te mbrohen me ligj.

P.S.
Ndryshimi i Kodit Penal, në fakt ky ndryshim ligjor ka për qëllim:

1 – Parashkrimin (Vjetërsimin) e ndjekjes penale të të gjithë zyrtarëve të zgjedhur dhe emëruar që kanë keqpërdorur pozitën zyrtare duke u pasuruar në dëm të buxhetit shtetëror dhe parasë publike qe ne mënyrë sistematike na kanë vjedhur dhe janë pasuruar në kurriz të popullit dhe parasë publike;

2 – Ulje e dënimit si masë ndëshkuese-sanksionuese për gjithë ata funksionar të këtij regjimi të cilët kanë keqpërdorur detyrën zyrtare me qëllim të përfitimit personal ose përfitimit të ndonjë njeri të tyre të afërt ose subjektit politik të cilët ata përfaqësojnë.

Me fjalë tjera ky ndryshim i Kodit Penal ka për qëllim me ligj që të fal dhe amnistoj hajdutët që kanë keqpërdorur pushtetin, Gruevski, Mihajllkovi, Jankullovska, Vice Zaevi, Ali Ahmeti, Musa Xhaferi, Artan Grubi.