Do të vjetërohet edhe një vepër kundër Mijallkovit

Ekziston mundësia të vjetrohet edhe një vepër kundër ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov.
Bëhet fjalë për rastin “Titanik2”, i cili nëse vjetrohet, do të shkurtohej edhe më tepër dënimi shqiptuar ndaj tij me 12 vite burg.
Paraprakisht dënimi i Mijallkovit është shkurtuar për tre vite, duke rënë në 9 vite, për shkak të vjetrimit të rastit “Kalaja-Targeti”, lidhur me përgjimin ilegal në periudhën 2008-2015, transmeton gazeta Lajm.

Nga OJQ “Koalicioni për gjykim të drejtë” konfirmojnë se bëhet fjalë për rastin “Titanik 2” që ka të bëjë me parregullsi zgjedhore, që me vendim të Gjykatës së Apelit para tre viteve u kthye në rigjykim.