Oda e mjekëve kërkon masa shtesë për parandalimin e përhapjes së virusit

Oda e Mjekëve kërkon që Komisioni për sëmundje infektive ta konsiderojë seriozisht shtimin e masave shtrënguese dhe protokolleve shtesë, pasi sipas tyre jemi në një situatë jashtëzakonisht serioze.

ODA E MJEKËVE

“Duhet ta kuptojmë se secili prej nesh dhe të gjithë ne së bashku, përmes veprimeve tona, mund të ndikojmë ndjeshëm në uljen e numrit të të infektuarve të rinj dhe kështu ta mbrojmë veten, familjet tona, miqtë, kolegët dhe të gjithë qytetarët e tjerë. Me zbatim të vazhdueshëm të masave të mbrojtjes, ne mund ta parandalojmë përhapjen e virusit”.

Nga Oda Mjekësore u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve ta njohin seriozitetin e situatës së shkaktuar nga përhapja e Kovid-19 dhe me kontribut dhe veprim të përbashkët t’u ndihmojnë mjekëve në luftën për ta mbrojtur shëndetin individual dhe kolektiv, sepse kjo është mënyra e vetme për ta parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit dhe për të shmangur kolapsin e sistemit shëndetësor.

ODA E MJEKËVE

“Me zbatim të vazhdueshëm dhe të përhershëm të masave për mbrojte, me mbajtje të distancës së sigurt, mbajtje të maskës mbrojtëse, larje më të shpeshtë të duarve dhe shmangie të grupimeve dhe tubimeve, veçanërisht në ambient të mbyllur, mund ta parandalojmë përhapjen e virusit, dhe kështu edhe mjekimin e gjatë dhe të vështirë të komplikimeve, humbje të jetëve dhe shembje të sistemit shëndetësor”.

Nga Oda e mjekëve theksojnë se në kushtet kur ende nuk ka vaksina për të gjithë popullatën, pandemia mund të parandalohet vetëm duke I respektuar masat shtrënguese. /SHENJA/