“Do të qëllojmë mbi armiqtë si ndaj qenve të tërbuar”, ky është mesazhi i ushtareve ukrainase për 8 Mars

Trimëria dhe guximi i grave ukrainase është në qendër të mesazheve në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, që po shpërndahen në rrjetet sociale.

Në këtë ditë, Parlamenti i Ukrainës ka publikuar një video të ushtareve ukrainase që ky 8 mars i gjeti në front, duke luftuar kundër armikut.

Me mesazhe të forta kundër pushtuesve, ushtaret thonë se do ta mbrojnë vendin e tyre deri në fund.

“Do ta shkatërrojmë armikun në çdo centimetër të tokës ukrainase, në çdo qytet, çdo fshat, çdo pyll dhe fushë. Për çdo fëmijë, grua dhe të moshuar, për shtëpitë tona të shkatërruara. Do t’ju qëllojmë juve sikur qenve të tërbuar”, thuhet në videomesazh.

Ditën Ndërkombëtare të Gruas nuk harroi ta urojë edhe presidenti, Volodymyr Zelensky, duke thënë se zakonisht është një ditë për të festuar gratë ukrainase, por se kjo nuk mund të bëhet mes këtij pikëllimi dhe vuajtjeve. /Gazeta Express/