Ministria e Bujar Osmanit furnizohet me karburant nga kompania ruse, thotë Hoxha

Arjanit Hoxha nga Lëvizja Besa ka reaguar pas deklaratave të djeshme të ministrit për Punë të Jashtme në ClickPlus në TV21, i cili tha se blerja në pompat e benzinës që kanë pronar rus, financon Rusinë dhe ushtrinë ruse. Hoxha ka publikuar dokument ku shihet se Ministria e Punëve të Jashtme furnizohet nga kompania ruse “Lukoil”.

Në lidhje me: Osmani: Blerja e derivateve të naftës në pompat ruse të benzinës, financon ushtrinë ruse!

“Ministria me të cilën udhëheq Bujar Osmani ka kontratë për furnizim me karburante pikërisht me kompaninë ruse “Luk Oil”, prandaj e pyes a i qëndron asaj që thotë se blerja e karburanteve nga kompani ruse e ndihmon luftën e Rusisë kundër Ukrainës, që rrjedhimisht nga kontrata që ka nënshkruar a i bie se Ministria e Punëve të Jashtme ndihmon Rusinë!?Ka edhe plot institucione shtetrore dhe atë të udhëhequra nga kuadro të BDI që kanë kontrata me kompaninë ruse “LukOil”, prandaj para se ti këshillojë qytetarët, Bujar Osmani le të korigjojë veten e tij”, ka shkruar Hoxha.