Do të ketë rritje të pensioneve!

Përfaqësuesit e pensionistëve dolën me disa propozime, mes të cilave harmonizimi i pensioneve që bëhet në 6 muaj, që përveç se me shpenzimet për jetesë, pensioni të harmonizohet edhe me rrogën minimale dhe mesatare. Nga Qeveria thonë se do t’i analizojnë të gjitha propozimet dhe shtojnë se është mirë që mendohet për metodat për rritjen e pensioneve më të ulëta.

“Thamë se mbesim pas angazhimit se pensionistët duhet të marrin pensione më të larta, se duhet të solidarizohemi me të gjithë pensionistët, se ata që marrin pensione më të ulëta meritojnë të kenë pensione më të larta. Sigurisht se edhe ata që kanë pensione të larta, meritojnë ta marrin atë sepse kanë kontribuuar dhe kjo u takon. Në Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor, gjendja është e qëndrueshme, ka rritje të të ardhurave nga viti i kaluar, tendencat shkojnë drejt rritjes së të ardhurave”, deklaroi Famir Bytyqi, zëvendëskryeministër për çështje ekonomike.

“Debati lidhur me rritjen e pensioneve do të vazhdojnë edhe në periudhën që vijon, me qëllim që të vijmë deri te zgjidhja më e mirë e cila do ta sjellë rritjen e pensioneve në plan afatgjatë. Pensionistët tanë kanë të drejtë të kenë pleqëri dinjitoze dhe një jetë të qetë në moshën e tyre”, u shpreh Jovana Trençevska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

Nga Lidhja e shoqatave të pensionistëve dhe nga partia e pensionistëve thonë se me partnerët e qeverisë kanë filluar me sjelljen e modelit për harmonizimin e pensioneve.

TEKSTI VAZHDON PAS REKLAMËS
Mgid
Mgid
“Duhet të gjendet zgjidhje ligjore që do të ofrojë siguri për shfrytëzuesit e pensioneve ndërsa njëkohësisht do të jetë zgjidhje e qëndrueshme. Ne jemi që pas realizimit të së drejtës për pension të bëhet harmonizim i pensioneve që do të thotë se kjo varet edhe nga modeli ekonomik dhe shoqëror i shtetit”, tha Stanka Trajkova nga Lidhja e Shoqatave të Pensionistëve.

“Po dal nga ky takim i kënaqur dhe i bindur thellë se pensionistët do ta marrin rritjen më të madhe në histori gjatë periudhës që vijon. Takimi i radhës u morëm vesh që të mbahet në fillim të marsit dhe mendoj se atëherë do të kemi zgjidhje përfundimtare”, u shpreh Ilija Nikollovski nga Partia e Pensionistëve.

Propozimi i përfaqësuesve të pensionistëve është që të ketë rritje të pensioneve sipas shpenzimeve për jetesë dhe pagës minimale. Kërkohet që të mbetet edhe mundësia për rritjen e pensioneve nëse vitin e kaluar është rritur paga mesatare për 5% ose nëse ka rritje të pagës minimale për 15%. Me këtë zgjidhje përfshihen rreth 330 mijë pensionistë.