“Do të ishim shumë të lumtur që ta mirëprisnim” – drejtori i Saudi Pro League flet për mundësin që Messi dhe Ronaldo të behën sërish bashkë

Lionel Messi do të ishte “i mirëpritur” në Superligën e Arabisë Saudite nëse vendos të largohet nga Inter Miami në të ardhmen e afërt, thotë drejtori sportiv Michael Emenalo.

Messi ishte i lidhur me një lëvizje në Arabinë Saudite dhe së fundmi pranoi se e kishte marrë në konsideratë ofertën përpara se të vendoste të shkonte në MLS në korrik, duke nënshkruar për Inter Miami.

36-vjeçari duket i lumtur në Shtetet e Bashkuara pas muajve të tij të parë në këtë vend, por Emenalo thotë se Pro League do të ishte e lumtur ta kishte.

“Arsyet që ai përfundoi në MLS janë diçka për të cilën nuk kam përgjigje. Nëse ai vendos sezonin e ardhshëm që dëshiron të vijë këtu, ne do të jemi të lumtur ta mirëpresim. Nëse ai dëshiron të qëndrojë në MLS, ne do të jemi shumë, shumë të lumtur për të”, ka thënë Emenalo nga The Guardian.

Ish-drejtori teknik i Chelsea, Emenalo, ka folur edhe për një tjetër afat kalimtar dimëror të çmendur në Arabinë Saudite, duke thënë se dera është e hapur për çdo yll që dëshiron të vije.

Një lëvizje në Lindjen e Mesme do ta shihte Messin të bashkohej me ish-rivalin e tij Cristiano Ronaldo, i cili shpreson të fitojë me Al-Nassr titullin e ligës këtë sezon.

Sensacioni argjentinas do t’i bashkohej gjithashtu ish-bashkëlojtarit të Barcelonës, Neymar, aktualisht në Al-Hilal, dhe ish-heroit të Real Madridit, Karim Benzema, i cili tani është me Al-Ittihad.

Megjithatë, Messi në vend të kësaj do të ribashkohet me kolegun e tij të vjetër Luis Suarez në Inter Miami.