Djali rreh nënën e tij në Shkup

Një rast i rëndë familjar është paraqitur mbrëmë pas mesnate në Shkup. Një 18 vjeçar ka sulmuar fizikisht nënën t ij 46 vjeçare para një qendre tregtare në pjesën e Aerodromit. Nga policia konfirmojnë rastin dhe thonë se po merren masa për zbardhjen e tij.

“Më datë 01.12.2022 në ora 00:40 në Stacionin Policor të Aerodromit, një grua 46 vjeçare nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 00:15 para një qendre tregtare në zonën e Aerodromit është sulmuar fizikisht nga djali i saj. K.P (18)”, thonë nga MPB./KlanMacedonia