Olta Gixhari zbulon se është anëtare e jurisë së “Dancing With The Stars”

“Dancing With The Stars” tashmë ka nisur të ndajë me publikun personazhet të cilët do të garojnë.

Përtej garuesve, tashmë ka nisur të zbulohen edhe anëtarët e jurisë, shkruan lajmi.net.

Një nga anëtarët e jurisë që tashmë është bërë e njohur për publikun është aktorja dhe ish banorja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP Albania”, Olta Gixhari.

Këtë e ka zbuluar vetë aktorja përmes një postimi në profilin e saj në ‘Instagram’.

Aktorja ndryshe është pjesë e filmit “Në kuadër të dashurisë”, ku edhe është personazhi kryesor.