Ditëlindje e veçantë kjo për Eliza Hoxhën

Eliza Hoxha sot feston ditëlindjen.

Këngëtarja Eliza Hoxha sot feston ditëlindjen 46 vjetorin e lindjes, shkruan lajmi.net.

Kjo ditëlindje për të është akoma më e veçantë këtë vit pasi po e feston për herë të parë si deputete e Kuvendit të Kosovës.

Të tillë e ka cilësuar edhe vetë Eliza nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

“Një ditëlindje shumë e veçantë 🌸”, ka shkruar ajo ku shihet me një buqetë lule, pranë deputetit të Kuvendit të Kosovës, Memli Krasniqi dhe shefit të grupit parlamentar të PDK-së Bedri Hamza.