Përmes klipit të ri, këngëtarja e njohur zbulon se është shtatzënë

Këngëtarja e njohur e ka zbuluar lajmin se po e pret fëmijën e saj të parë.

Këngëtarja e njohur, Katy Perry, nëpërmjet klipit të ri e ka konfirmuar shtatzëninë, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja 35 vjeçare e ka publikuar këngën e saj të re me videoklip “Never Worn White”, gjatë së cilit ajo e vë në pah barkun e rrumbullakosur.

Ajo është në pritje të foshnjës së të fejuarit të saj, Orlando Bloom.

Këtij lajmi i janë gëzuar shumë nga kolegë të saj nga bota e artit, të cilët e kanë mbushur Twitter-in me urime dhe përgëzime.