Dimitrievski: Në Kumanovë të zbatohet modeli i Dibrës (VIDEO)

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski kërkon nga Qeveria që të shpall gjendje krize edhe në Kumanovë siç bëri në Dibër 13 mars, ku tashmë po ndjehen rezultatet dhe për disa ditë me radhë nuk ka asnjë të infektuar me koronavirus. Në një intervistë për gazetën LAJM, Dimitrievski, tha se në Kumanovë çdo ditë po rritet numri i të infektuarve dhe i bëri thirrje qeverisë që të respektojë vendimet e Shtabit komunal për Mbrotje dhe Shpëtim me qëllim që të parandalohet përhapja e epidemisë në qytet.

Covid19, Dimitrievski: Në Kumanovë të zbatohet modeli i Dibrës (VIDEO)

Covid19, Dimitrievski: Në Kumanovë të zbatohet modeli i Dibrës (VIDEO)

Posted by Lajm TV on Friday, 10 April 2020

“Rreziku gjithsesi se ekziston. Siç e shikoni gjithë bota ballafaqohet me problemin, jo vetëm ne në Maqedoni. Deri tani janë marrë disa hapa të caktuar por, vlerësoj se shembulli i Dibrës është një nga shembujt më të mirë si duhet të zgjidhet ky problem. Nuk guxojmë të lejojmë që të zgjërohet epidemija në gjithë territorin e qytetit. Fillimisht varet nga ne qytetarët nga disiplina, respektimi i masave të vetëizolimit. Shembulli i Dibrës tregon se atje në mënyrë të suksesshme u ballafaquan me epideminë kurse shifrat, në mënyrë radikale janë ulur. Megjithatë, nuk dmth. që nëse ulen shifrat epidemia nuk do të përsëritet nëse jemi të pavëmendshëm. Kjo është dicka e re edhe për ne edhe për gjithë botën, por ne jemi ata që menaxhojmë me këtë sistem, prandaj edhe një herë dua të potencoj se duhet të respektohen masat e shtabit komunal për mbrotje dhe shpëtim, pasi në të punojnë njerë që drejtpërdrejt janë të angazhuar në terren dhe kanë njohje elementare për atë se çfarë të në vërtetë po ndodh në terren”, u shpreh Dimitrievski.
“Për fat të keq po rritet numri i rasteve pozitive në Kumanovë dhe çdo ditë dhe numri varion nga numri i testeve që kryhen. Dje dolëm me apel që fillimisht Instituti i Shëndetit Publik t’i dorëzojë në kohë rezultatet e testeve, qofshin ato pozitive apo negative deri te Qendra e Shëndetit Publik që të mund të udhëhiqet evidencë e plotë dhe të kihet qasje në pasqyrën reale epidemiologjike të qytetit dhe paralelisht me këtë për shkak të numrit të lartë të rasteve pozitive në spital, respektivisht në repartin e Gjinekologjisë, kërkuam edhe ne por edhe spitali i Përgjithshëm, si dhe epidemiologu kryesor mbylljen e këtij reparti për të kohë të caktuar dhe e njejta të funksionojë vetëm në pjesën e gjinekologjisë, vetëm për rastet më urgjente dhe rastet tjera të dërgohen me udhëzime në spitale tjera gjinekoligjike”, tha Dimitrievski.

Pse nuk merren parasysh apelet tuaja për karantimin e qytetit?

“Ne, që më 22 mars kërkuam që të ashpërsohen masat kur epidemia ishte në fazë të zhvillimit, por siç e shikoni marrin informacione se profesionistët, epidemiologët, Komisioni dhe njerëzit kompetent për këtë procedurë, vlerësojnë se në këto momente nuk janë të nevojshme masa të këtilla. Vlerësoj se vendimet dhe mendimet e Shtabit komunal të Kumanovës duhet të shqyrtohen dhe të merren seriozisht parasysh që të mund të parandalohet gjithë kjo situatë. Më mirë është të parandaloni diçka se ta shëroni”, u shpreh kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski për gazetën LAJM.