Vesa Luma ia hedh valles së Kukësit, premton edhe ekzekutimin e valleve tjera tradicionale

Nuk është hera e parë që Vesa Luma përmes postimeve në rrjete sociale tregon dashuri për atdheun e saj.

Këngëtarja e cila para pak viteve u zhvendos në Zeland të Re ka publikuar një video duke kërcyer me vallen tradicionale të Kukësit, ku premton se po vazhdoi izolimi do vazhdoj edhe me valle të tjera tradicionale.

“More le ta marr vesh krejt bota, po vazhdoj karantina do të bëj edhe të Drenicës, të Tropojës e kështu me radhë”. Shkroi ajo në videon e ndarë.