Filipçe tregon se në çfarë gjendje është gazetari i infektuar

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka njoftuar se gazetari i cili rezultoi pozitiv me Kovid-19 është në gjendje stabile, ndërkaq për momentin është duke u gjetur numri i personave të cilët kanë pasur kontakt me të dhe që duhet të shkojnë në izolim.

“Gazetari është në gjendje stabile dhe për momentin është për mjekim në spitalin “8 shtatori”. Gjatë mëngjesit do të bëhen anketa dhe me numrin e saktë të personave të cilët do të shkojnë në izolim dhe nëse për këtë do të ketë nevojë, do të sqarojnë epidemiologët”, tha Filipçe.

Për informacionet më të detajuara, Filipçe do të njoftojë në konferencën e radhës.

Paraprakisht njoftuam se një gazetar ka rezultuar pozitiv me Kovid-19 dhe për shkak se ai gjatë javës së kaluar ka pasur të ftuar në emision Zoran Zaevin dhe Hristijan Mickoski, këta dy të fundit janë në izolim të detyrueshëm.