Digjet transformatori i EVN-së në Çair

Një transformator i EVN-së është përfshi nga zjarri dje pak para orës 14 në rrugën “Çairska” në Shkup.
Sipas MPB-së, policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe e ka fikur zjarrin, transmeton gazeta Lajm.
Nuk jepen të dhëna për dëme eventuale materiale.