Diaz pritet të largohet nga Real Madridi – Fenerbahce e interesuar për të

Mariano Diaz do të largohet në fund të sezonit nga Real Madridi.

Për sulmuesin anësor është e interesuar skuadra nga Turqia, Fenerbahce, transmeton lajmi.net.

Sipas asaj që raporton Fotomac, ekipi turk do të paguajë rreth gjashtë milionë për lojtarin.

Diaz u transferua në “Santiago Bernabeu” nga Lyoni, por nuk bindi asnjëherë me performancat e tij te klubi mbretëror.

Gjatë këtij sezoni ai ka luajtur në 8 ndeshje në La liga, ku ka asistuar vetëm një herë.