Altetico Madrid nuk dëshiron ta mbajë Griezmanin

Antionie Griezman duket se nuk do të jetë pjesë e Atletico Madridit edhe për shumë kohë.

Sipas asaj që bën të ditur Cope, “Los Colchoneros” nuk janë të gatshëm për t’ia vazhduar huazimin francezit i cili është i destinuar që të kthehet te Barcelona.

Sulmuesi u mor përkohësisht nga Barcelona, por nuk ka bindur shumë me performancat e tij.

Paraqitje jo të kënaqshme lojtari pati edhe në Barcelonë, duke mos arritur të shfaqë tërë potencialin e tij.