Dhurata Dora ka gati këngën e dytë me Soolking, dëgjoni pak nga pjesa ‘e zjarrtë’ e këngës

Dyshja e superhitit ‘Zemër’ kanë punuar sërish bashkë për një këngë të re.

Dhurata Dora dhe Soolking janë bërë bashkë për të sjellë edhe një këngë ku punojnë bashkë, pas suksesit të madh të këngës ‘Zemër’ që publikuan gjatë vitit 2019.

Në fakt, Dhurata këtë herë është bërë pjesë e një remiksi të këngës ‘Hayati’ të Soolking, të cilën e ka publikuar para disa javëve, shkruan Gazeta Express.

E pranë ditëlindjes së parë të ‘Zemër’, ata kanë vendosur të bëjnë këtë befasi për fansat.

Dyshja nuk kanë dhënë detaje se kur do të publikohet ky remiks i ‘Hayati’ me Dhuratën në të, mirëpo ata kanë publikuar një video me pjesën e këngëtares, ku ajo dëgjohet duke bërë rep dhe duket se i shkon shumë.

Sigurisht, Dhurata këndon në shqip dhe presim ta shohim se si kjo pjesë i përshtatet këngës së Soolking./Gazeta Express/