‘Nuk mund ta besoj se kjo ditë erdhi’, Klea përgatit gjërat e para për lindjen e bebit

Çifti shumë i dashur për publikun, Klea Huta dhe Elgit Doda do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë me një djalë. Lajmi i ëmbël erdhi vetëm pak kohë pasi dyshja kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë.

Së fundmi me anë të një videoje në rrjete sociale Klea ka treguar se po përgatit gjërat e para që i duhen për ardhjen e bebit në jetë dhe është shumë e emocionuar. Kështu moderatorja ka treguar se pritjes së ëmbël po i vjen fundi dhe është shumë afër lindjes.

“O zot, nuk mund ta besoj se kjo ditë erdhi. Po përgatis gjërat e para të bebit dhe është shumë shumë emocionuese”, ka shkruar Klea.