Detaje të reja: Në helikopterin e rrëzuar afër Shkupit kanë qenë pesë persona

Një helikopter i policisë maqedonase është rrokullisur sot në Petrovec, ku gjendet baza e helikopterëve. Sipas informatave të para, nuk ka viktima por vetëm një pjesëtar i ekipit ka marë lendime të lehta. Në teren kanë dalir ekipe të policisë, që po kryejnë hetime. Sipas informatave të para, helikopteri është rrezuar rreth orës 11 e 30 minuta, pasi është furnizuar me karburante dhe gjatë tentimit që të ngritet, transmeton Gazeta Lajm. Bëhet fjalë për hekikopter të llojit Mi 17, në të cilin në momentin aksidentit kanë qenë pesë persona. Helikopteri është bë gati të fluturojë për qëllime trajnuese, por sapo është ngritur pak nga toka, është rrokullisur me gjasë nga era e fuqishme.