Futbollisti kroat beson se vaksinat kundër Covid-19 janë për të kontrolluar njerëzit me rrjet 5G

Mbrojtësi kroat i Liverpoolit, Dejan Lovren po duket se mbështet teorinë konspirative se pandemia e koronavirusit nuk është asgjë tjetër pos një mit për të detyruar vaksinimin e popullatës, shkruan “Daily Mail’.

Kriza e COVID-19 ka pasur ndikim të madh nëpër botë, ku kanë vdekur mbi 247 mijë persona.

Mirëpo, aktivitetet e Lovrenit në rrjetet sociale lënë të kuptohet se ai nuk po e merr seriozisht atë që po ndodh.

Kroati i është përgjigjur në një postim të miliarderit Bill Gates, ku ai mbante një shenjë për të falënderuar punëtorët e shëndetësisë.

Lovren komentoi poshtë: “Mbaroi loja Bill. Njerëzit nuk janë të verbër”.

Lovren 30-vjeçar më pas zbuloi se është adhurues i David Ickes, që është i njohur për teoritë konspirative. Ai ka postuar disa mesazhe të në Instagram.

Kjo ka ardhur pasi kanali zyrtar i Ickes në YouTube është larguar, pas deklarimeve kundërthënëse të tij për virusin.

Ish-futbollisti në fakt beson se virusi po përhapet nga rrjeti telefonik 5G dhe çdo vaksinë për të ndaluar virusin do të përfshirë “mikroçipa të nanoteknologjisë” të përdorura për kontrollim të njerëzve.

Lovren ka promovuar një intervistë me Icken duke shpërndarë imazhe me frazat si “ne nuk do të censurohemi” dhe “nuk do të heshtim” dhe duke iu referuar vetes si pjesë e “rezistencës”.