Deri të premten pasdite mot me diell dhe shumë i nxehtë, në fundjavë priten reshje shiu dhe rënie e temperaturave

epa09208453 A man and his children enjoy a sunny day near a fountain in the main square in Skopje, North Macedonia, 18 May 2021. Due to the good weather and the declining number of newly infected people with the coronavirus disease (COVID-19), Skopje residents began to walk through the city and visit coffee shops in greater numbers. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Nën ndikimin e valës së nxehtë nesër dhe të premten temperaturat në më shumë vende do të jenë mbi 35 gradë Celsius, ndërsa në rajonet juglindore edhe mbi 40 gradë Celsius.

Siç kumtoi DPHM, gjatë fundjavës moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe vetëtima, ndërsa do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të motit të lig. Temperaturat do të ulen ndjeshëm.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 13 deri në 24 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 28 deri në 42 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë 8.