MARCA: Reali po e konsideron shitjen e Casemiros te Man Utd

Real Madridi është duke e konsideruar shitjen e mesfushorit brazilian, Casemiro.
Sipas asaj që raporton MARCA paga e lojtarit është e lartë dhe kjo po e përbën një arsye që mund ta largojë nga “Santiago Bernabeu”.

Ardhja e Tchouamenit e ka shtuar konkurrencën në repartin e mesfushës dhe mund të prodhojë ndonjë largim, ndonëse nuk është paralajmëruar diçka e tillë.

Braziliani aktualisht është pjesë kruciale e skemave të Carlo Ancelottit.

Interesim për lojtarin ka shprehur Manchester United, duke ofruar diku rreth 50 milionë euro.