Shkup, aksion policor kundër drogës: Arrestohen 12 persona

Një aksion i gjerë policor i zhvilluar në disa lokacione në Shkup ka përfunduar me arrestimin e 12 personave. Gjatë kontrolleve janë sekuestruar marihuanë dhe substanca pluhurore të bardha, të dyshuara si lëndë narkotike.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), arrestimet janë kryer gjatë periudhës 22–23 tetor. Mes të ndaluarve ka persona nga Shkupi, Velesi dhe Tetova, si dhe një shtetas turk.

Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj të dyshuarve do të parashtrohen kallëzimet përkatëse.