Dy persona nga Kumanova, të moshës 45 dhe 52 vjeç, janë arrestuar pasi dyshohet se kanë sulmuar dhe grabitur një 64-vjeçar, duke tentuar më pas ta detyrojnë të marrë kredi të shpejtë.
Sipas policisë, gruaja e kishte joshur viktimën në shtëpinë e saj me pretekstin se kishte nevojë për ndihmë për të blerë një telefon. Kur ai mbërriti, 52-vjeçari e sulmoi fizikisht, ndërsa gruaja i mori paratë dhe telefonin.
Më pas, dyshja e detyroi të shkonte në një kompani financiare për të marrë kredi. Viktima arriti t’i sinjalizonte një punonjëseje se po vepronte nën detyrim, e cila njoftoi policinë.
Të dy janë ndaluar në stacion policor, ndërsa pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të ngrihen kallëzimet përkatëse.





