Deputeti gjerman që ka lobuar për Gruevskin, tani është në biznesin e kanabisit në Maqedoni

Deputeti gjerman Tobias Zech nga CSU dha dorëheqjen sepse ai mori para për të lobuar për ish-kryeministrin dhe ish-kryetarin e VMRO-së, Nikolla Gruevski, njofton “Spiegel”.

Zech e lejoi atë të takohej në shtator dhe nëntor 2016 në Berlin me Ministrin e atëhershëm Federal për Bashkëpunimin Ekonomik Gerd Müller, dhe më pas me Ministrin e Brendshëm Horst Seehofer në Mynih, si dhe politikanë të tjerë të rangut të lartë.

Deputeti nga Unioni Social Kristian (CSU), parti motër e CDU-së së Kancelares Angela Merkel, për këtë mori nga OBRM-PDUKM-ja rreth 50 mijë euro. Zech në nëntor 2016 gjithashtu u shfaq në një tubim të OBRM-PDUKM-së gjatë fushatës zgjedhore.
Zech ende është i lidhur me Maqedoninë e Veriut edhe atë në biznesin e kultivimit të kanabisit, raporton Dojçe Vele. Siç transmeton gazeta Lajm, Zech është partner në kompanine “Pharma Kan”, bashkë me Zllatko Keskovskin, ish shef i sigurimit të presindetit të ndjerë, Boris Trajkovski dhe ish zv/drejtor i DSK-së.